Kulturailustron normat, vlerat e pranuara dhe sjelljen tradicionale të një grupi(Hodgetts, Luthans & Doh, 2006). Megjithatë, kultura evoluon me kalimin ekohës. Kultura e çdo vendi ka besimet, vlerat dhe aktivitetet e veta, pra mundtë definohet si një grup evolues i besimeve kolektive, vlerave dhe qëndrimeve.Kultura e biznesit lidhet me sjelljen, etikën dhe përfshin vlerat, vizionet,stilin e punës, besimet dhe zakonet e organizatës.
Menaxhimi është një burim Irëndësishëm për suksesin e një biznesi dhe në karakteristikat e një menaxhuesitë mirë mund të listojmë: eksperiencën, realizimin, fleksibilitetin dheaftësinë per të bashkëpunuar me njerëzit. Për një menaxhues të suksesshëm ështëe rëndësishme që të zotërojë njohuri në elementët e kulturës të vendit ku do tëkrijohet biznesi: si biznese kombëtare ose ndërkombëtare. Për Nancy Adler-in,njërën prej autoreve më të njohura të lidershipit global dhe menaxhimitndërkulturor, “kultura kombëtare ka ndikim më të madh në punëtorët sesa kulturae organizatës (Adler, N., 1991). Një sfidë e rëndësishme për biznesinndërkombëtar është përshtatja e suksesshme e kulturave të ndryshme dhe impaktii tyre në operacionet e përditshme. Adaptimi I tillë kërkon një kuptim tëkulturës, diversitetit kulturor, pikëpamjeve, stereotipet dhe vlerat.
Kështu,në dekadat e fundit ka pasur rritje në interes për këtë temë, ka pasurhulumtime të ndryshme dhe janë kryer shumë kërkime në vitet e fundit në lidhjeme dimensionet dhe qëndrimet kulturore. Këto hulumtime kanë treguar rëndësinë etrajtimit të kësaj çështjeje për të përmirësuar performancën e biznesit. Nuk kaunanimitet midis shkencëtarëve dhe njerëzve të biznesit në lidhje me rëndësinëe kulturës kombëtare. Megjithatë, kjo nuk mund të thuhet për përkufizimin ekulturës kombëtare. Autorë të ndryshëm nga fusha krejtësisht të ndryshmeshkencore po përpiqen të përcaktojnë kuptimin e termit kultur duke filluar nganivele dhe forma të ndryshme. Kultura është vlera dhe besimi I përbashkët që umundëson anëtarëve të saj të kuptojnë rolet dhe normat e organizatës. Fjalarrjedh nga latinishtja “kultura”, e cila i referohet një kulti osenjë objekti adhurimi. Në një kuptim më të gjerë, termi i referohet rezultatevetë ndërveprimit njerëzor.
Antropologët e shohin kulturën në shumë mënyra. Njënga përkufizimet më të përdorur gjerësisht i kulturës është: “Kulturapërbëhet nga modelet e qarta dhe të nënkuptuara si dhe nga sjelljet e fituaradhe simbolet e transmetuara, të cilat formojnë grupin karakteristik tëarritjeve të njerëzve, duke përfshirë mishërimet në fakte; thelbi kryesor ikulturës përbëhet nga idetë tradicionale dhe veçanërisht ne vlerat e shtuara. Sistemii kulturës nga njëra anë mund ta shohim si një produkt të veprimit dhe nga anatjetër, si elementë të kushtëzuar të veprimeve të ardhshme. Kultura mund tëpërkufizohet si një model i përgjithshëm i sjelljes, i bazuar në vlerat dhebesimet që zhvillohen gjatë kohës në një shoqëri të caktuar. Këto janë njohuri tëzakonshme, bindje, vlera, norma të sjelljes dhe mënyra të mendimit të anëtarëvetë një shoqërie. Elementët e kulturës janë: gjuha, feja, arsimi, strukturapolitike dhe ekonomike, të cilat janë dhe pika referimi per krijimindhe menaxhimin e suksesshëm të një biznesi.
Kultura është një nga komponentëtkyç të biznesit dhe ka ndikim në drejtimin strategjik të biznesit. Kulturandikon në menaxhimin, vendimet dhe të gjitha funksionet e biznesit ngakontabiliteti deri në prodhim (Hofstede, G. 1980), mbështetur kjo edhe ngaautori I njohur Hofstede, I cili i referohet kulturës si software-i i mendjessi për të thënë se kultura është udhëzues dhe udhërrëfyes i sjelljeve dheveprimeve të njerëzve. Karakteristikat thelbësore të kulturës janë si mëposhtë: është e mësuar jo e trashëguar, është e zakonshme, gjeneruese,simbolike, e strukturuar ose e integruar dhe është adaptive. Për shkak të ekzistencëssë kulturave të ndryshme në botë, kuptimi i ndikimit të tyre ndaj sjelljesështë shumë I rëndësishëm për biznesin global. Nëse menaxherët global nuk enjohin kulturën e një vendi me të cilin ose në të cilën ata bëjnë biznes athereperformanca e biznesit mund të jetë jashtëzakonisht negative. Sipas një prejpërkufizimeve më të përdorur, kultura është programimi kolektiv i mendimit qëdallon anëtarët e një grupi apo kategorie të njerëz nga të tjerët (Hofstede,1980).
Koncepti bazë në studimet e kulturës janë pikërisht vlerat. Vleratpërfaqësojnë besimet themelore, relativisht të qëndrueshme dhe koncepte tëdëshirueshme që ofrojnë standarde të përgjithshme për vlerësimin e sjelljeve specifike,veprimet dhe qëllimet dhe kriteret për vlerësimin e asaj që është e mire ose ekeqe, të pranueshme ose të papranueshme si dhe krijimi i preferencaveindividuale dhe preferencave të grupit. Vlerat sigurojnë parimet bazë të organizimitdhe integrimit të qëllimeve individuale dhe të grupit, prioritizimin dhe llojine tyre të nevojave hierarkike dhe rëndësinë e qëllimeve, kënaqësisë mevlerësimin, zgjedhjen e mënyrës së jetesës së preferuar dhe sjelljen epërgjithshme njerëzore dhe shoqërore. Vlerat mund të jenë individuale, grupi,komuniteti dhe vlera njerëzore universale. Vlerat janë besime themelore qënjerëzit kanë në lidhje me nocionin e të mirës dhe së keqes, të drejtës dhe tëgabuarës, të rëndësishmes dhe të parëndësishmes. Në përgjithësi, rezultatettregojnë shumëllojshmërinë dhe ngjashmërinë midis vlerave të punës dhe vleravemenaxheriale në kultura të ndryshme.
Kultura është treguar shpesh nga modeli isaj që kujton qarqet e përqëndruara, rrethi i brendshëm, i cili është thelbi isupozimeve bazë që përcaktojnë sjelljen e njeriut; rrethi i mesëm I cili përfaqësonnormat dhe vlerat që janë themeli I shoqërisë, ndërsa pjesa e jashtme përfaqësonnjë ekspozim të qartë të produkteve të kompanisë.